Kurti për 13: Do të punoj për të nderuar ata që dhanë gjithçka

Kurti për 13: Do të punoj për të nderuar ata që dhanë gjithçka

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se “do të punojnë për të nderuar ata që dhanë gjithçka”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti tha se “janë të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin”.

“Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë. Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë Gëzuar #Dita e Pavarësisë # Kosova13”, tha Kurti.

Albin Kurti është fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe gjasat janë të mëdha që të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës në bazë të rezultatit zgjedhor. /Insajderi.com