Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Betejën e Çabratit, njofton Insajderi.
Kurtit ka shkruar se në këtë betejë ranë 22 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe.
“Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet”, tha kreu i ekzekutivit në Facebook.
Ai shtoi se “22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”. /Insajderi.com
Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11…
Posted by Albin Kurti on Monday, 10 May 2021