Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e Lubeniqit.
Sot përkujtohet 22 vjetori i kësaj vepre makabre të Serbisë, ku masakroi 80 persona, përfshirë një fëmijë 18 muajsh.
|”Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook.
Në këtë muaj kujtohen shumë masakra, pasi pas fillimit të bombardimeve kishte filluar një intensitet më i madh i krimeve serbe në Kosovë. /Insajderi.com
Java e fundit e marsit 1999 ishte pëplot me vrasje e masakra të përditshme. Avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë në…
Posted by Albin Kurti on Thursday, 1 April 2021