
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike ndaj regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit 22 vjet më parë, në kohën kur Beogradi zyrtar kishte nisur dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook të Kurtit thuhet se fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe shënon agimin e çlirimit të Kosovës.
“Sakrificës që kishte ardhur gjithnjë nga lënda njerëzore, gjaku dhe bijat e bijtë e popullit tonë, po i bashkohej aleanca më e madhe botërore e historisë. Në 78 ditët në vijim do t’i përkujtojmë me mall e pikëllim ata që na i rrëmbeu gjenocidi i Serbisë..”, ka shkruar Kurti./Insajderi.com