Kurti përqeshi Mustafën, LDK-ja nuk guxon t’i kundërpërgjigjet

Kurti përqeshi Mustafën, LDK-ja nuk guxon t’i kundërpërgjigjet

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk është duke guxuar t’i kundërpërgjigjet deklaratës përqeshëse të Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që i bëri mbrëmë, duke aktruar edhe me mimikë liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Gazeta Insajderi ka telefonuar zëdhënësin për media të LDK-së, Besian Mustafa për ta pyetur lidhur me deklaratat e Kurti, ai ka thënë shkurt se nuk e di për çfarë është fjala dhe se nuk e paska dëgjuar, me ç’rast ka kërkuar kohë që të informohet, e që pastaj Mustafa më nuk ka qenë i qasshëm.

Albin Kurti në një emision televiziv gjatë natës së mbrëmshme është tallur publikisht, duke aktruar edhe me mimikë e gjestikulacion, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

“I thash profesor, unë duhet me zgjedh i pari, tha unë i pari. I thash unë i pari, ai prapë jo unë i pari. Thash a ke një ide si të dalim prej kësaj situate. Tha nuk e di, unë zgjedh i pari, duhet. I thash mirë po e bëjmë si në tenis. Ende pa e përfundu fjalinë, tha unë do të zgjedh i pari’’, kishte thënë Kurti.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Kurti gjatë regjistrimit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, është takuar me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani me ç’rast kanë shkëmbyer edhe përshëndetje me njëri – tjetrin. /Insajderi.com