Kurti: Pjesëmarrja e FSK-së në “Deffender – Europe 21” tregon besimin që SHBA i dha Kosovës

Kurti: Pjesëmarrja e FSK-së në “Deffender – Europe 21” tregon besimin që SHBA i dha Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se stërvitja ushtarake “Deffender – Europe 21” nënkupton besimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kosovës, shkruan Insajderi.

Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është fisnikëri e vendit, është mishërim e së kaluarës së dhimbshme dhe i të tashmes sfiduese.

Ai tutje deklaroi se Qeveria e tij do ta rrit buxhetin për FSK-në duke shtuar se ushtarët e saj janë të gatshëm ta mbrojnë sovranitetin e territorin e vendit.

“Veçantia e ushtrimit ‘Defender 21’ lidhet me faktin që partneri ynë strategjik i dhanë besimin vendit tonë dhe forcës së sigurisë së Kosovës që për herë të parë të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin e Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Kurti shtoi se pjesëmarrja e FSK-së në këto ushtrime  dëshmon për synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë.

“Profesionalizmi juaj vërteton që FSK-ja jo vetëm që është e vullnetshme, por është e aftë për të ndihmuar në sigurinë kontinentale e globale. Ndërveprimi në stërvitje është vetëbesim i shtuar. Gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm me të vetmin qëllim që të dëshmoni që forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”, ka thënë më tej ai./Insajderi.com