Lideri i Lëvzijes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se sikur më 25 mars të mos ishte situata me koronavirus, kur ndodhi mocioni, në Prishtinë do të nd" />

Kurti: Po mos të ishte koronavirusi, më 25 mars në Prishtinë do të ndodhte protesta më e madhe ndonjëherë në Kosovë

Kurti: Po mos të ishte koronavirusi, më 25 mars në Prishtinë do të ndodhte protesta më e madhe ndonjëherë në Kosovë

“Më 25 mars, kur u procedua mocioni i votëbesimit, po të mos ishte situata me koronavirusin, në Prishtinë do të ndodhte demonstrata më e madhe ndonjëherë”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja.

Sipas tij, nuk bën në asnjë mënyrë që partia e parë në vend të mbetet në opozitë.

Kurti ndër të tjera, tha se mocioni i LDK-së nuk është mbështetur as nga njeriu më i votuar i LDK-së, Vjosa Osmani.

Kurti ka ripërsëritur se LDK nuk po e vlerëson Vjosa Osmanin.