Kurti: Po punojmë ta zbusim krizën energjetike që na ka kapluar

Kurti: Po punojmë ta zbusim krizën energjetike që na ka kapluar

“Bashkë me ministrat e linjës, KEDS-in, KEK-un dhe ZRRE-në, po punojmë të zbusim krizën energjetike që na ka kapluar”.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvend teksa ka folur për krizën energjetike që ka kapluar vendin, përcjell Insajderi.com.

Kurti deklaroi se Kosova është vendi i fundit nga shtetet e rajonit që është goditur nga kriza energjetike.

Ilustrim

“Në mbledhjen e fundit të Qeverisë e kemi adresuar krizën energjetike që na ka trokitur në derë, por ne jemi të fundit që po na kaplon kriza. Vendet e rajonit ka kohë që e kanë këtë krizë. Është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë energji e po shesim lirë. Rrjeti i shpërndarjes e stabilimentet prodhuese në Kosovë janë vjetëruar e amortizuar, e konsumi i energjisë është rritur”, tha Kurti.

“Të zëmë sot në orën 8 të mëngjesit kemi prodhuar 720 megavat, e konsumi ka qenë në mëngjes mbi 1000 megavat. Konsumi është shumë më i madh për shkak të stinës së dimrit, por edhe mënyra e jetës sonë, e organizuar përmes ngrohjes nga termoelektranat. Pra qe besa edhepse energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com