Kurti pranon urime nga homologu japonez: Kosova do të ketë mbështetje nga Japonia

Kurti pranon urime nga homologu japonez: Kosova do të ketë mbështetje nga Japonia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër-urimi nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes në krye të ekzekutivit.

“Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letër urim.

Tutje, në letër thuhet se kryeministri japonez Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

“Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19”, është shprehur kryeministri Suga, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më tej thuhet se kryeministri japonez ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend./Insajderi.com