Kurti pranon urime nga kryeministri i Katarit

Kurti pranon urime nga kryeministri i Katarit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Katarit, njëherit ministër i Punëve të Brendshme, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani.

Në letër urim, kryeministri Al-Thani, në emër të shtetit të Katarit, i ka përcjellur kryeministrit Kurti urime të sinqerta për zgjedhjen si Kryeministër i Kosovës.

Po ashtu, ka shprehur dëshirat më të mira për mirëqenie dhe sukses për kryeministrin Kurti, si dhe zhvillim e përparim të mëtejmë për Kosovën./Insajderi.com