
Me ceremoni shtetërore kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, është pritur nga ai i deritanishmi, Avdullah Hoti, për pranim-dorëzimin e detyrës, njofton Insajderi.
Kurti zyrtarisht pranoi të martën detyrën e kryeministrit pak minuta pas orës 10:00.
Ndërkaq pas një ore e gjysmë pritet të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa, pasdite kryeministri i ri takohet me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. /Insajderi.com