Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka premtuar se do të krijojë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, njofton Insajderi.
Në një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se do të fillojnë me sistemin e informacionit shëndetësor dhe do të sigurojnë udhëzime klinike si dhe licencim të profesionistëve.
“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale.
Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar i pari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt. Parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 për qind të votave, e pasuar me Partinë Demokratike të Kosovës me 17.41 për qind dhe në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind. Akoma nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të ardhura me postë./Insajderi.com