Kurti premton rritjen e pensionit minimal

Kurti premton rritjen e pensionit minimal

 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar sot një grup pensionistësh, të cilëve u ka premtuar se “me qeverisjen e Lëvizjes, pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë.”

“Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët”, ka thënë Kurti.

“Me djersën e tyre jemi rritur ne, dhe sot ua kemi borxh trajtimin dinjitoz”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com