
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, është deklaruar pak çaste pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.
“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeerisë si mandatar i ardhëshm dhe më pas do të njdekim hapat kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Kurti.
Ai nuk zbuloi emrat e ministrave, ndërsa shtoi se së shpejti do t’i marrin vesh edhe gazetarët.
“Emrat e ministrave une i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, përfundoi ai.
Glauk Konjufca sapo është emëruar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim. /Insajderi.com