
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të mërkurën se pret që takimi i ardhshëm i negociatorëve kryesorë në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të mbahet në vjeshtë.
Kurti thënë se megjithatë kjo varet nga ndërmjetësi i bisedimeve, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak.
“Ne kemi pasur dy takime, dhe ndoshta do ta kemi edhe të tretin në vjeshtë, por kjo varet edhe nga ndërmjetësuesit z. Borell dhe z. Lajçak”, ka thënë Kurti për Tanjug, transmeton Shqip.com.