Kurti pret në takim delegacionin e FMN-së, flasin për pabarazinë në paga

Kurti pret në takim delegacionin e FMN-së, flasin për pabarazinë në paga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin e FMN-së, i prirë nga Gabriel Di Bella, Shefe i Misionit për Kosovë, me të cilin ka diskutuar rreth programit qeverisës dhe vendosjen e interesit shoqëror si parësor në këtë program.

Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror.

Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat.

Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. /Insajderi.com