Kurti pret në takim kryediplomatin kroat

Kurti pret në takim kryediplomatin kroat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryediplomatin kroat, Gordan Grilc-Radman, njofton Insajderi.

Pas takimit nuk ka pasur konferencë për media.

Por, më parë ministri kroat pas takimit me homologen e tij, Donika Gërvalla, ka deklaruar se është kundër ndryshimit të kufijve dhe e mbështetë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dha mbështetje edhe për liberalizimin e vizave.

Kroacia është përmendur si shtet potencial “për të dhënë garanci në Gjykatën Speciale” që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbrohen në liri.

Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht të mërkurën, pikërisht nga shteti kroat. /Insajderi.com