Kurti pretendon se Vetëvendosje mban mbi shpatulla ‘peshë historike’

Kurti pretendon se Vetëvendosje mban mbi shpatulla ‘peshë historike’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes Facebook-ut ka prezantuar anëtarin e ri të kësaj partie, Orges Tafilajn.

Teksa përshkroi një biografi të shkrurtër të anëtarit të ri, Kurti u shpreh se Tafilajt nuk do t’i vijë lehtë, siç ka thënë ai, pesha politike e historike e Vetëvendosjes.

“Pesha politike e historike në shpatullat e Lëvizjes nuk është e lehtë”, ka pretenduar Kurti.

Por, lideri i VV-së beson se kjo ‘peshë historike’ do të lehtësohet me Orges Tafilajn, të cilin megjithatë i është dashur ta përshkruante.

Image may contain: 2 people, people smiling

Postimi i plotë i Kurtit:

Orges Tafilaj nga Lebusha e Deçanit na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Është lindur në mars të vitit 1989, në të njëjtin muaj kur babai iu arrestua nga Serbia së bashku me rreth 250 intelektualë tjerë. Shkollën fillore e kreu në Isniq, të mesmen në Deçan, studimet për Telekomunikacion në FIEK të UP-së ku diplomoi në vitin 2011. Ka bërë internship në Telekomin e Kosovës, ka punuar disa vjet në sektorin bankar dhe tash në atë të sigurimeve. Nga janari 2010 deri në korrik 2012, ka qenë përfaqësues i Kosovës në peshëngritje dhe njëkohësisht ka ushtruar detyrën e trajnerit dhe përzgjedhësit për gjeneratat e reja. Pesha politike e historike në shpatullat e Lëvizjes nuk është e lehtë. Por, ajo na lehtësohet ca me Orgesin në rradhët tona.