Albana Morina Xharra është aderimi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Atë e prezantoi kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, bashkë me të parin e Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitian.
“Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook. /Insajderi.com
Postimi i plotë:
Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës. Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë. Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë. Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht. Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj.