Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar ministrat e Qeverisë se tij, përcjell Insajderi.
Për ta marrë detyrën këta ministra dhe Albin Kurti, duhet të marrin së paku 61 vota nga përbërja e re parlamentare.
Dy ministri do t’i drejtohen nga “Lista Guxo” e Vjosa Osmanit: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Bujqësisë.
Emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të propozuara:
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog – Besnik Bislimi,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut – Emilja Rexhepi
Ministrinë e Punëve të Brendshme e drejton Xhelal Sfeçla,
Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,
Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,
Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,
Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,
Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,
Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,
Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,
Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,
Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,
Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,
Ministrinë e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,
Ministrinë për Zhvillim Rajonal drejtohet nga Fikrim Damka. /Insajderi.com