Kurti prezanton përbërjen e re të Qeverisë

Kurti prezanton përbërjen e re të Qeverisë

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar ministrat e Qeverisë se tij, përcjell Insajderi.

Për ta marrë detyrën këta ministra dhe Albin Kurti, duhet të marrin së paku 61 vota nga përbërja e re parlamentare.

Dy ministri do t’i drejtohen nga “Lista Guxo” e Vjosa Osmanit: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Bujqësisë.

Emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të propozuara:

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog – Besnik Bislimi,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut – Emilja Rexhepi

Ministrinë e Punëve të Brendshme e drejton Xhelal Sfeçla,

Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,

Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,

Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,

Ministrisë e Kulturës  – Hajrullah Çeku,

Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,

Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,

Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,

Ministrinë e Mjedisit –  Liburn Aliu,

Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,

Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,

Ministrinë e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,

Ministrinë për Zhvillim Rajonal  drejtohet nga Fikrim Damka. /Insajderi.com