Kurti prezanton qeverisjen e ardhshme para studentëve të “John Hopkins”

Kurti prezanton qeverisjen e ardhshme para studentëve të “John Hopkins”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar rreth qeverisjes së tij pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Në një bashkëbisedim virtual të zhvilluar me studentët e Universitetit “John Hopkins”, Kurti ka prezantuar para studentëve dhe profesorëve Sinisa Vukoviç dhe Daniel Server, qeverisjen e Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Mbrëmë isha i ftuar për një bashkëbisedim virtual me studentët e Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins në Ëashington D.C. dhe profesorët e tyre, z. Daniel Serëer dhe z. Sinisa Vukovic. Prezantimi im për qeverisjen tonë të ardhshme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit u fokusua në transformimin socio-ekonomik të vendit përmes sistemit të drejtësisë që me efikasitet lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që matet punësimin e të rinjëve”, njofton ai.

“Fjala ime hyrëse u pasua nga pyetjet dhe komentet e shumta të studentëve mbi tema të ndryshme, nga ballafaqimi me të kaluarën dhe avancimi i FSK-së te integrimi i pakicave kombëtare, raportet me fqinjtë dhe dialogu me Serbinë”, bën të ditur tutje Kurti. /Insajderi.com