
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur një takim të hënën në mbrëmje me komisionerët zgjedhorë të kësaj partie, ndërsa pas takimit ka dalë për një shëtitje në Prizren, qytet të cilin e ka quajtur simbol të historisë sonë.
“Qytetarët e Prizrenit janë lodhur prej qeveritarëve të korruptuar e kriminalë. Ata ia kanë shtrënguar dorën ndryshimit, sepse e duan drejtësinë dhe shtetin ligjor”.
“Ndaj Prizreni po bëhet pjesë e fitores #meZemër”.