Kurti: Që të luftohet me sukses krimi, duhet trimëria e policëve dhe një qeveri ndryshe

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e policit që ka humbur mbrëmë jetën në detyrë.

Kurti: Që të luftohet me sukses krimi, duhet trimëria e policëve dhe një qeveri ndryshe

“Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin.