Kurti: Qeveria do të jetë partnere e organizimit të punëtorëve – do ta rrisim pagën minimale

Kurti: Qeveria do të jetë partnere e organizimit të punëtorëve – do ta rrisim pagën minimale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria të cilën ai e drejton do të jetë partnere e organizimit të punëtorëve si dhe fillimisht do ta rrisin pagën minimale në 250 euro.

Kjo deklaratë e kreut të ekzekutivit erdhi në “Ditën Ndërkombëtare për Të Drejtat e Punëtorëve”.

“Sistemi socialist i paraluftës herë na shfrytëzonte, e herë na privonte tërësisht nga e drejta për punë. Sistemi neoliberal i pasluftës në njërën anë na shpronësoi e deindustrializoi”, ka shkruar ndër tjerash Kurti në Faceook.

Por, këto probleme ai i cilësoi si “trashëgimi së të kaluarës”. U zotua se do të punojnë çdo ditë për ta ndryshuar këtë.

“Ne kemi fituar duke premtuar punësim e drejtësi, tani do të punojmë për t’i sjellur të dyja këto sidomos në tregun e punës”.

Ai po ashtu shtoi se do ta rrisin numrin e inspektorëve si dhe përmendi përafrimin e arsimit me tregun e punës. /Insajderi.com

 

1 MAJI I KTHESËS PËR PUNË E DINJITET

Ditët e shënuara në kalendar janë kohë kur duhet reflektuar mbi atë që shënojmë….

Posted by Albin Kurti on Saturday, 1 May 2021