Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin Kosovë-Serbi të paralajmëruar për 11 maj nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Refuzimin Kurti e arsyetoi me mos-informim paraprak dhe për këtë një takim të tillë se ka konfirmuar.
“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti para gazetarëve në Bruksel.
Por, kreu i ekzekutivit Kosovar do të marrë pjesë në një dark pune që Bashkimi Evropian e organizon me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kurit është në vizitë dy ditore në Bruksel, ku do të ketë një varg takimesh me funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian. /Insajderi.com