Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidenti të parë së Kosovës, Ibrahim Rugova, për të cilin tha se “ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës”.
Kurti në këtë vizitë ishte bashkë me kabinetin e tij.
“Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij për gjatë gjithë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e madhe të aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit kundër Serbisë së Millosheviqit”, tha Kurti.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është kritikuar në të kaluarën për qasjen që e kishte ndaj Ibrahim Rugovës.
Rezistencën e tij e quante “pasive”, përcjell Insajderi.
Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte koalicion me “Listën Guxo”, e dalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Madje, Vjosa Osmani, gjatë kohës sa ishte presidente në detyrë kishte vendosur “flamurin dardan” në zyre. /Insajderi.com