Kurti: S’do të ndalemi deri sa të vaksinojmë 60 për qind të popullsisë

Kurti: S’do të ndalemi deri sa të vaksinojmë 60 për qind të popullsisë

Ndonëse Kosova është shteti i fundit në rajon që ka fillur procesin e vaksinimit, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi të mërkurën se objektiv i Qeverisë së tij është vaksinimi i 60 për qind të popullsisë, njofton Insajderi.

Qeveria, siç u shpreh ai, është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe janë në rrugë të drejtë në përmbushjen e këtij qëllimi.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media të përbashkët me Oliver Varhelyin, Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim, pasi morën pjesë në ceremoninë e rifillimit të procesit të vaksinimit me Pfizer, donacion ky i Bashkimit Evropian.

“Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se kjo sasi e parë e vaksinave Pfizer, përveç që është shpresëdhënëse, na bënë mirënjohës ndaj shfaqjes së përkrahjes së BE-së në përpjekjet tona për një mjedis sa më të sigurt, jo vetëm për qytetarët tonë, por edhe për të mirëpritur qytetarët e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Insajderi.com