
Shefi në detyrë i qeverisë, Albin Kurti, ka zgjedhur që në këto orë të vona të shkruaj për 71 vjetorin e ekzistencës së NATO-s.
“Në 71 vitet e ekzistencës së saj, NATO mbetet aleanca më e madhe që bota ka dëshmuar ndonjëherë”.
“Ne po punojmë shumë çdo ditë për ta bërë Kosovën anëtaren e saj të 31-të”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Insajderi.
The #UnitedStatesofAmerica gave #Europe two vital things: a strong economy with the Marshall Plan & security with @NATO.
In its 71 years of existence, #NATO remains the greatest alliance the world has ever witnessed.
We are working harder everyday to make #Kosova its 31st member!— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2020
Por, Kurti ka heshtur totalisht kundrejt vendimit që shteti serb e mori për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
Pavarësisht se nga urdhri i fqinjit verior dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen – shteti s’e ka ndërmarrë asnjë hap, shkruan Insajderi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, insistoi tha se vendimi për këtë masë në komunat me shumicë serbe është marrë në koordinim me institucionet e Prishtinës.
Por ndryshe dëshmojnë disa dokumente që mbrëmë janë publikuar në media, shkruan Insajderi.
Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd.
Ndërkohë, para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi.
Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar mbi 15 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë.
insajderi.com