Në 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbi ka kryer gjenocid në Kosovë, ka dëbuar dhe ka deportuar më shumë se një milion njerëz.
“22 vjet më parë, pas 78 ditëve të bombardimeve ajrore të objektivave ushtarake të Serbisë dhe kryeqytetit të saj Beogradit, trupat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë duke shënuar ditën e çlirimit dhe paqes”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se këto deklarata, Kryeministri Kurti i ka bërë pak ditë para se të takohet me homologun e tij, Aleksander Vuçiq, me datë 15 qershor në Bruksel./Insajderi.com