Kryeministri Albin Kurti e ka shkarkuar sot bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës" />

Kurti shkarkon bordin e “Infrakosit” – të afërm të Thaçit, Haradinajt, Halitit dhe Hoxhajt mbesin pa pozita publike

Kurti shkarkon bordin e “Infrakosit” – të afërm të Thaçit, Haradinajt, Halitit dhe Hoxhajt mbesin pa pozita publike

Kryeministri Albin Kurti e ka shkarkuar sot bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”.

Shkarkimi u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ajo ka thënë se ndërmarrja publike i ka shkelur detyrat dhe ka pasur performancë të dobët.

“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.

Deri sot në krysues i këtij bordi që nuk kishte marrë masa ndaj Agron Thaçit ishte Enver Aruqaj, që ishte emëruar nga Ramush Haradinaj për një mandat të dytë.

Aruqaj njihet si i afërtë me Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është një ushtarak që kishte qenë këshilltar i Hashim Thaçit në kohën sa ky i fundit mbate postin e kryeministrit.

Anëtar i bordit ishte edhe Lundrim Camaj i cili poashtu njihet për afërsinë e tij me PDK-në,

saktësisht me Xhavit Halitin, simpatinë për të cilin nuk heziton që ta shpreh edhe në rrjete sociale

Në anën tjetër, i afërt me PDK-në është edhe anëtari tjetër i bordit, Nagip Skenderi. Ai kishte qenë sekretar në MPJ, gjatë kohës sa këtë dikaster e udhëhiqte Enver Hoxhaj, derisa momentalisht është profesor në Fakultetin Ekonomik.

Arben Dodaj në anën tjetër është i afërt me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, derisa, në rrjete sociale ka fotografi të tij me njerëz që mbajnë pozita të larta në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Bordi i Infrakosit ishte emëruar në datë 2 prill të vitit të kaluar, në mbledhjen e qeverisë që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Në bord ndërkaq është edhe Enis Berisha, që dikur kishte qenë drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Ai ishte bërë i famshëm pas deklaratave se kishte aplikuar shtatë herë në pozita të larta, dhe nuk ishte emëruar.

Lajmin për shkarkimin e tyre e kanë kundërshtuar mbrëmë përmes një komunikate për media.

Nga Infrakosi kanë paralajmëruar se nëse Qeveria do të marr vendim për shkarkim, ata do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore. Tutje, shtojnë se janë përzgjedhur sipas procedurave ligjore dhe konkursit publik.

Koalicioni qeveritar LV – LDK e kishte paralajmëruar qysh në fushatë se nëse arrijnë që të fitojnë në zgjedhje do të bëjnë shkarkime të bordeve të disa kompanive publike, që nuk kanë treguar performancë të mirë vitet e fundit.

Lexo edhe: 

Albin Kurti shkarkon edhe bordin e “Trepçës”

Qeveria Kurti shkarkon bordin e Telekomit