Kurti shpreh ngushëllime pas vrasjes së policit në Zhur

Kurti shpreh ngushëllime pas vrasjes së policit në Zhur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen Thaçi, pas vrasjes së të birit të tyre, Sami Thaçi, gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit.

“Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt”, ka shkruar Kurti përmes Facebook.

“Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”.