“Kurti si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë”

“Kurti si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë”

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, i ka reaguar kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës në një konferencë për media ka thënë që nuk është Gjykatë Kushtetuse që ta dijë nëse e ka shkelur atë, përcjell Insajderi.

Ai, ka thënë se se Kurti si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë.

Postimi i tij i plotë:

Sa po mundohem ta kursej, ky veç kur po shkreton. Për masat që edhe studentët e vitit të parë të juridikut e dinë që e ka shkelur Kushtetutën, po thotë që nuk është Gjykatë Kushtetuese që ta dijë nëse e ka shkelur. Kurse, për mandatarin, përveç që po interpreton në mënyrë meskine si një gjykatës amator, duke marrë vetëm çfarë i duhet nga Kushtetuta dhe anashkaluar çdo gjë që nuk i duhet, ai po mundohet edhe Kuvendit e Presidentit t’ua cenojë kompetencat kushtetuese. Plus me shpërfillje të hierarkisë dhe rendit kushtetues. Si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë! 🧐/Insajderi.com