
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka thënë se nuk mund ta imagjinojnë tmerrin që kanë përjetuar personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës.
Pikërisht, këtë deklaratë e tha në prani të Vasfije Krasniqit, viktima e dhunës seksuale nga forcat serbe.
Kurti e Krasniqi, vizituan Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
“Ne nuk mund ta imagjinojmë tmerrin që kanë përjetuar personat që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës, pasuar me ndrydhjen e pasluftës. Janë viktimizuar sërish nga stigma dhe mos intervenimi institucional për të trajtuar këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, tha Kurti. /Insajderi.com