
“Sot janë tri ngjarje historike, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” në Krujë, Ismail Qemaili në Vlorë dhe Adem Jashari në Kosovë, këto kanë një të përbashkët 28 nëntorin që i bashkoi shqiptarët”.
Ishin fjalët e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë homazheve në kompleksin “Adem Jashari në Prekaz”.
I rrethuar nga bashkë-partiakët të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti këtë ditë e quajti këtë datë gurthemel të identitetit kombëtar.
Ai në Prekaz përmendi sakrificën e familjes Jashari.
“Jemi këtu në Prekaz, sepse 59 anëtarë në mesin e të cilëve 15 gra dhe 15 fëmijë, u flijuan në një luftë të pabarabartë që sot njihet si Epopeja e UÇK-së, e cila ia dha hovin vendimtar asokohe çlirimit të Kosovës”, tha ndër tjerash Kurti. /Insajderi.com