Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ata u dakorduan që të organizohet një mbledhje e përbashkët në mes dy qeverive.
Kjo të realizohet në momentin që të përmirësohet gjendja epidemiologjike në Kosovë dhe Maqedoni.
Kreu i Ekzekutivit, gjithashtu konfirmoi se në korrik do të marrë pjesë në “Samitin e Prespës”.
“Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë COVID-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com