
Kryeministri Albin Kurti, të hënën priti në takim bashkëpresidententin e Partisë Socialdemokrate në Zvicër, Cédric Wermuth, me të cilin kanë biseduar mbi rëndësinë e mërgatës në zhvillimin e Kosovës, shkruan Insajderi.
Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Sipas njoftimit thuhet se Wermuth theksoi mbështetjen për planet dhe synimet e qeverisë dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për Qeverinë e Kosovës.
“Gjithashtu në takim u bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër dhe Wermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti”, thuhet me tej.
Kryeministri Kurti, e falënderoi deputetin zviceran për angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit./Insajderi.com