Kurti takohet me deputetin zvicran, theksohen raportet mes Kosovës dhe Zvicrës

Kurti takohet me deputetin zvicran, theksohen raportet mes Kosovës dhe Zvicrës

Kryeministri Albin Kurti, të hënën priti në takim bashkëpresidententin e Partisë Socialdemokrate në Zvicër, Cédric Wermuth, me të cilin kanë biseduar mbi rëndësinë e mërgatës  në zhvillimin e Kosovës, shkruan Insajderi.

Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Sipas njoftimit thuhet se Wermuth theksoi mbështetjen për planet dhe synimet e qeverisë dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për Qeverinë e Kosovës.

“Gjithashtu në takim u bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër dhe Wermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti”, thuhet me tej.

Kryeministri Kurti, e falënderoi deputetin zviceran për angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit./Insajderi.com