Kurti takohet me ish-eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein, diskutojnë për socialdemokracinë

Kurti takohet me ish-eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein, diskutojnë për socialdemokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albinë Kurti, ka pritur në takim miqësor ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, ku diskutuan për socialdemokracinë, përcjell Insajderi.

Kurti në takimin që është mbahtur në “Ditën Ndërkombëtare të Punës”, e njoftoi ish-deputetin për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

Në një njoftim për media thuhet se Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për “vizitën e suksesshme” dhe se reformat në shumë fusha do t’i hapnin rrugën Kosovës drejtë BE-së.

“Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com