Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, me të cilin diskutoi për zhvillimin dhe avancimin e kësaj ministrie.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ministri Mehaj e njoftoi Kurtin me fillimin e punës së tij në detyrën e re, duke shprehur besimin se me punën ekipore do të arrijmë rezultatet e synuara nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
“Nga ana e tij, kryeministri Kurti, e uroi edhe njëherë ministrin Mehaj për qasjen e tij për punë të suksesshme duke i ofruar mbështetjen e plotë për përmbushjen e objektivave në zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes.
Qeveria Kurti është votuar më 22 mars, më 67 vota pro kurse kundër kanë qenë 30 deputetë dhe asnjë abstenim. /Insajderi.com