Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, të cilit i tha se “prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme”.
Kreu i ekzekutivit ka shkruar në Twitter për takimin e ndër tjerash deklaroi se “anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën Evropën me të sigurt”.
”NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Ë/Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Unë theksova se prania e saj [NATO-s] në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka thënë Kurti.
Kurti është në vizitë zyrtare në Bruksel, ku brenda dy ditëve do të zhvillojë 17 takime me funksionarë të ndryshëm. /Insajderi.com
.#NATO is the greatest security alliance the world has ever seen. W/ Secretary General @jensstoltenberg I emphasised that its presence in #Kosova is indispensable in keeping peace & providing security and #Kosova membership in #NATO makes the region & Europe much safer. pic.twitter.com/xMBGZx1tdJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2021