Kamberi: Me Kurtin bisedova për interesat e përbashkëta

Kamberi: Me Kurtin bisedova për interesat e përbashkëta

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ka thënë se ka diskutuar për interesat e përbashkëta.

Shaip Kamberi është takuar me  Albin Kurtin, të hënën në Prishtinë, njofton Insajderi.

“Me Kryeministrin Kurti, sot në Prishtinë, për t’u informuar, koordinuar dhe dakorduar për proceset me interes të përbashkët”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi është aktiv në Parlamentin e Serbisë, vetë i gjashti si opozitë në një Kuvend ku dominon partia e Aleksandër Vuçiqit.

Ai atë pushtetin e Vuçiqit e ka cilësuar si “autoritar”. /Insajderi.com