Kryeministri, Albin Kurti, është takuar me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe jorezidente në Kosovë, Nablla Aishamsi.
Aty është diskutuar për investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë që mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës.
“Kurti vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, si një ndër vendet e para arabe që ka njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e zyrës së kryeministri.
Po ashtu, në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve.
“Kryeministri dhe ambasadorja u pajtuan për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të investimeve”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com