Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nga ora 19:30, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të presidencës franceze, ku njoftohet se takimi do të mbahet në Pallatin Elysee në Paris.
Kurti ftesën e takimit të 23 qershor e kishte pranuar tre muaj më parë, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndër temat që do të diskutohen në takimin Kurti-Macron do të jetë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi. /Insajderi.com