Kurti takohet sot me Macronin

Kurti takohet sot me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elisee.

Takimi do të nis në ora 19:30, sipas agjendës të publikuar në faqen e presidentit francez.

Një nga temat më të rëndësishme të diskutimit pritet të jetë dialogu me Serbinë.

Franca ka qenë e involvuar direkt në zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Madje, në emër të saj po publikohen edhe disa “non-paper”, që ofrojnë “formula” mbi arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës e Beogradit. /Insajderi.com