Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Geoffrey Pyatt.
Kurti është në një vizitë në Athinë, ku qeveria greke atje organizoi tryezë që mblodhi dhjetëra liderë nga rajoni e më gjerë.
Kurti gjatë takimit me ambasadorin amerikan shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.
U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës.
Athina ka zyre ndërlidhëse në Prishtinë, ndërsa zyrtarët grekë vizitojnë Kosovën duke respektuar edhe simbolet e shtetit. /Insajderi.com