Kurti takon një zyrtar të një instituti austriak, VV e promovon si drejtor

Zyrtari i Institutit "Karl Renner", Gerhard Marchl. me të cilin u takua sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është drejtor i institutit, ashtu siç u "promovua" nga VV. Marchl është vetëm drejtor i Departamentit për Politikë Evropiane në institut.

Kurti takon një zyrtar të një instituti austriak, VV e promovon si drejtor

Një takim i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me zyrtarin e institutit austriak “Karl Renner” Gerhard Marchl, u promovua si sukses nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në njoftimin zyrtar të VV-së për këtë takim të deputetit Kurti në Austri, bëhej e ditur se Gerhard Marchl është drejtor i Institutit “Karl Renner”.

“Sot, në Vjenë të Austrisë, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, Znj.Ilia Dib, Sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, Drejtor i Institutit ‘Karl Renner’”, njoftonte VV përmes një komunikate.

Mirëpo, zyrtarisht Marchl nuk është drejtor i Institutit “Karl Renner”. Siç njoftohet në faqen zyrtare të këtij instituti, Gerhard Marchl mban vetëm pozitën e drejtorit të Departamentit për Politika Evropiane.

Pozitën e drejtoreshës së Institutit “Karl Renner” e mban Maria Maltschnig, raporton Insajderi.

Për këtë ngatërrim, Lëvizjes Vetëvendosje i është tërhequr vërejtja edhe nga komentuesit në rrjetin social Facebook.