Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Tomas Szunyog.
Aty është diskutuar për 100 ditës e punës së Qeverisë Kurti.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se është diskutuar për “përmirësimin e situatës me pandeminë COVID-19”.
Po ashtu, është folur edhe për Procesin e Berlinit e perspektivën evropiane të Kosovës.
Gjithashtu u trajtua edhe çështja e sektorit të energjisë, , riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë. /Insajderi.com