“Kurti tash le ta emërojë Shkëlzen Gashin si emisar special për krimet e UÇK-së, sidomos në rastin ‘Panda’

“Kurti tash le ta emërojë Shkëlzen Gashin si emisar special për krimet e UÇK-së, sidomos në rastin ‘Panda’

Adil Behramaj, këshilltar i presidenti Hashim Thaci, ka thënë se pavarësisht që Albin Kurti e shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin nuk u distancua nga deklaratat e tij.

Behramaj, ka thënë se Kurti thjesht e spostoi, Gashin, sa për të mos u shpërnqendruar nga punët e “mira” të Qeverisë, përcjell Insajderi.

Sipas tij, Kurti, tash le ta emërojë Gashin si emisar special për krimet e e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti nuk u distancua nga deklaratat e këshilltarit të tij. Ai thjesht e spostoi, sa për të mos u shpërqendruar nga punët e “mira” të Qeverisë. Edhe kjo është punë e Qeverisë, sipas Kurtit, por jo nga ato të mirat. Duhet të marrë mësim prej Konjufcës sesi do të duhej të distancohej!

Tash le ta emërojë si emisar special për krimet e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”. Mund ta bëjë edhe koordinator për pranimin e donacioneve nga UNMIK-u në bazë të Rezolutës 1244, se në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit u kuptua që edhe prej tyre, që dikur edhe veturat ua rrotullonte, kishte pranuar ndihma!/Insajderi.com