Kurti të martën takohet me Haradinajn

Kurti të martën takohet me Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 25 majit do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Siç merr vesh Gazeta Online Insajderi, Haradinaj ka pranuar që nesër të takohet me Kurtin, derisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ende nuk dihet nëse do të pranojë që takimi të zhvillohet vetëm një ditë më pas.

Ndryshe nga Abdixhiku dhe Haradinaj, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar takimin e ftuar nga Kurti.

Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.

Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë. /Insajderi.com